
Boksieri shqiptar Nelson Hysa ka hyrë në ring për përballjen e shumëpritur ndaj boksierit gjerman Agit Kabayel.
Dueli po zhvillohet në MERKUR SPIEL-ARENA në Düsseldorf, ku atmosfera është elektrizuese dhe mijëra tifozë janë mbledhur për të ndjekur këtë mbrëmje të madhe boksi.
Të gjithë sytë janë drejtuar nga Hysa, i cili në këtë përballje përfaqëson Shqipërinë dhe tifozët shqiptarë, që po e përcjellin me emocione këtë sfidë.
Tashmë pritet të shihet se si do të zhvillohet dueli dhe nëse boksieri shqiptar do të arrijë të shënojë një tjetër sukses në karrierën e tij.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali