Nëna e Erona Coklit: S’do ta lejoj që zëri i saj të heshtë (VIDEO)

Nëna e Erona Coklit: S’do ta lejoj që zëri i saj të heshtë (VIDEO)

Written by

in

Nëna e Erona Coklit: S’do ta lejoj që zëri i saj të heshtë (VIDEO)

Nëna e Erona Coklit, Milihate Cokli ka kërkuar burgim të përjetshëm për Valon Aliun, vrasësin e të bijës së saj.

Në emisionin “Kosova Today”, zonja Milihate foli edhe për nipin e saj, djalin e Eronës, transmeton Klankosova.tv.

“Nipi është shumë mirë, po rritet çdo ditë e më shumë”,  u shpreh ajo për Klan Kosova.

Sa i përket betejës ligjore për vajzën e saj, zonja Milihate tha se do të luftojë deri në frymën e fundit.

“Nuk do ta lë që zëri i saj të shuhet. Do të jetë një zë përmes nënës së saj”, u shpreh ajo.

21-vjeçarja u vra më 12 prill të vitit 2024 nga dora e ish-bashkëshortit, derisa i plagosur mbeti edhe vëllai i mitur i të ndjerës.

Nga ana tjetër, Valon Aliu është dënuar me 24 vjet burgim, ndërsa familja kërkon burgim të përjetshëm.