Nëntë persona kanë humbur jetën pasi një avion privat është rrëzuar në një zonë të banuar në Florida të SHBA-së.
Pamjet e publikuara tregojnë momentin kur avioni i tipit “Learjet 60”, i cili përdorej për fluturime biznesi, humb lartësinë, zhytet me hundë drejt tokës dhe përplaset pranë një autostrade, rreth 10 kilometra larg rezidencës së Donald Trumpit, Mar-a-Lago.
Avioni ishte nisur nga Aeroporti Ndërkombëtar Austin-Bergstrom në Teksas dhe kishte si destinacion Bahamasin.
Sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy, ka bërë të ditur se të nëntë personat që ndodheshin në bord kanë humbur jetën nga rrëzimi i avionit.
Sipas tij, aksidenti ndodhi në një lagje pranë Cresthaven, rreth orës 12:50 sipas kohës lokale.
Burimi: Dukagjini
