Nesër disa lagje të Tetovës do të jenë pa energji elektrike

Nesër disa lagje të Tetovës do të jenë pa energji elektrike

Written by

in

Disa lagje në Tetovë do të jenë pa energji elektrike nesër, më 6 nëntor 2026, për shkak të ndërprerjeve të planifikuara të furnizimit.

Nga ora 09:00 deri në orën 14:00, objektet në rrugën për në fshatin Trebosh do të jenë pa energji elektrike.

Nga ora 09:30 deri në orën 12:00, do të ketë ndërprerje në objektet pranë Kadastrës së Vjetër, si dhe në segmentin nga Kadastra e Vjetër deri në Çarshinë e Epërme.

Nga ora 11:45 deri në orën 13:30, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike tek objektet pas “Tetovares” dhe pjesë të rrugëve “Lj. Momirovski”, “Mara Isaeva”, “141” dhe “142”.