
Artistja kosovare Rinesa Qeriqi, e njohur me emrin Rinesancë, është ndarë nga jeta në moshë të re.
Familjarët e artistes kanë bërë të ditur se homazhet për të do të mbahet nesër në ora 17:00 në shtëpinë Erb&Good në adresën 171 King St South, Waterloo On N2J1P7 në Kanada.
Rinesa Qeriqi ndërroi jetë në moshën 25-vjeçare pas një beteje të gjatë me tumorin në tru.
Ajo ishte këngëtare, tekstshkruese dhe kompozitore nga Prishtina, e cila jetonte dhe vepronte në Kanada.