
Kryesia e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhet të hënën, më 12 tetor 2026, ku do të diskutohet për caktimin e seancës së ardhshme plenare dhe rendin e saj të ditës.
Në mbledhjen e Kryesisë fillimisht pritet të miratohet procesverbali i mbledhjes së mëparshme, ndërsa më pas do të shqyrtohet propozimi i rendit të ditës për seancën e radhës.
Sipas rendit të propozuar, në seancën e ardhshme plenare parashihen këto pika:
- Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme.
- Deklarimet jashtë rendit të ditës.
- Pyetjet parlamentare.
- Përzgjedhja e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.
- Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy anëtarë nga komuniteti shqiptar, një nga komuniteti serb dhe një nga komunitetet e tjera joshumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës.
- Propozimi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.
Po ashtu, në mbledhjen e Kryesisë pritet të shqyrtohen edhe propozimet dhe kërkesat e tjera.
Data e seancës së ardhshme plenare dhe rendi përfundimtar i ditës pritet të përcaktohen pas shqyrtimit nga Kryesia e Kuvendit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
/GazetaSinjali/
The post Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e propozuara për seancën e ardhshme plenare appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali