Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në rrugën “Skënderbeu” dhe në Mirashë

Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në rrugën “Skënderbeu” dhe në Mirashë

Written by

in

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Bifurkacioni” ka njoftuar se nesër, më 18 nëntor, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në rrugën “Skënderbeu” dhe në fshatin Mirashë.

Sipas njoftimit të kompanisë, ndërprerja do të fillojë nga ora 09:00, për shkak të punimeve teknike në terren, në kuadër të projektit për zëvendësimin e ujëmatësve të vjetër me ujëmatës të rinj.

Punimet për ndërrimin e ujëmatësve do të zhvillohen gjatë ditës, ndërsa rikthimi i furnizimit me ujë për konsumatorët e këtyre zonave pritet të bëhet rreth orës 16:00.

KRU “Bifurkacioni” ka kërkuar mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e konsumatorëve gjatë realizimit të këtyre punimeve. /Telegrafi/