
Ndërmarrja Publike Trainkos ka njoftuar se të hënën, më 9 nëntor, mund të ketë ndërprerje të qarkullimit të trenave në Kosovë, për shkak të grevës së paralajmëruar nga organizatat sindikale të Infrakos-it.
Sipas njoftimit, treni numër 4201, i cili niset nga Prishtina në orën 07:50, do ta përfundojë qarkullimin në Fushë Kosovë, shkruan Insjaderi.
Kjo pasi, sipas Trainkos-it, Infrakos do të ndërpresë ofrimin e shërbimeve infrastrukturore në orën 08:00.
Pas këtij treni, edhe të gjithë trenat e tjerë do të ndalojnë qarkullimin deri në normalizimin e situatës. /Insajderi.org/
Burimi: Insajderi