Nesër nëntë orë pa ujë në Obiliq dhe Milloshevë

Nesër nëntë orë pa ujë në Obiliq dhe Milloshevë

Written by

in

Nesër nëntë orë pa ujë në Obiliq dhe Milloshevë

Banorët e Obiliqit dhe të fshatit Milloshevë do të mbesin pa furnizim me ujë të enjten, më 15 tetor, për shkak të punimeve të planifikuara në rezervuarin e qytetit.

Sipas njoftimit të KRU “Prishtina” – Njësia Operative e Ujësjellësit në Obiliq, ndërprerja do të nisë në orën 09:00 dhe pritet të zgjasë deri në orën 18:00.

Ekipet përgjegjëse do të angazhohen për përfundimin e punimeve brenda afatit të paraparë, në mënyrë që furnizimi me ujë të rikthehet sa më shpejt.

Ndërkohë, KRU “Prishtina” u ka bërë thirrje konsumatorëve që, pas rikthimit të furnizimit, t’i lënë rubinetat hapur për disa minuta, pasi uji mund të jetë përkohësisht i turbullt.

Konsumatorëve u rekomandohet gjithashtu të sigurojnë paraprakisht sasinë e nevojshme të ujit të pijshëm për kohën sa do të zgjasë ndërprerja.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Nesër nëntë orë pa ujë në Obiliq dhe Milloshevë appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali