Nga 1 janari, lehtësohen procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës në Itali

Nga 1 janari, lehtësohen procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës në Itali

Written by

in

Nga 1 janari, lehtësohen procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës në Itali

Ambasada e Kosovës në Itali ka bërë të ditur se është përditësuar marrëveshja për njohjen reciproke dhe konvertimin e patentë-shoferëve me shtetin nikoqir, duke përfshirë tashmë edhe modelin e ri të patentë-shoferëve që përdoret në Kosovë.

Sipas njoftimit të Ambasadës së Kosovës në Romë, ndryshimet do të hyjnë në fuqi më 1 janar 2027, ndërsa ky zhvillim konsiderohet si një hap drejt forcimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Italisë.

“Ndryshimet e dakorduara do të hyjnë në fuqi më 1 janar 2027, duke lehtësuar procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve për qytetarët tanë që jetojnë në Itali. Ky është një zhvillim i rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Italisë, si dhe në përmirësimin e shërbimeve për diasporën tonë”, ka thënë Ambasada në njoftim.

Ambasada dhe Konsullata thanë se mbeten të përkushtuara që të punojnë vazhdimisht për mbrojtjen e interesave tuaja dhe lehtësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës tanë në Itali.