Nga 26 tetori nis vaksinimi kundër gripit sezonal në Kamenicë

Nga 26 tetori nis vaksinimi kundër gripit sezonal në Kamenicë

Written by

in

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Shaban Geci” në Kamenicë ka njoftuar se nga e hëna, më 26 tetor 2026, do të fillojë vaksinimi kundër gripit sezonal.

Sipas njoftimit të QKMF-së, vaksinimi do të jetë në dispozicion për personelin shëndetësor, personat mbi moshën 65-vjeçare, personat me sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe fëmijët me indikacione.

Vaksinimi do të realizohet në QKMF-në në Kamenicë, si dhe në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Roganë dhe Hogosht.

Procesi i vaksinimit do të zhvillohet nga ora 07:30 deri në 14:30. QKMF-ja u ka bërë thirrje qytetarëve që i përkasin kategorive të përcaktuara që të paraqiten me letërnjoftim. /Telegrafi/