Nga 30 tetori deri më 2 nëntor, ushtrime ushtarake nga FSK në dy fshatra të Prishtinës

Nga 30 tetori deri më 2 nëntor, ushtrime ushtarake nga FSK në dy fshatra të Prishtinës

Written by

in

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të zhvillojë aktivitete dhe ushtrime ushtarake në zonën e fshatrave Koliq dhe Keqekollë, nga 30 tetori deri më 2 nëntor 2026.

Përmes një njoftimi, Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se aktivitetet do të zhvillohen në kuadër të trajnimeve të rregullta të FSK-së.

Gjatë kësaj periudhe, sipas njoftimit, mund të ketë lëvizje të shtuar të trupave dhe automjeteve ushtarake, si dhe zhvillim të ushtrimeve të ndryshme.

Komuna ka kërkuar mirëkuptimin e banorëve të këtyre zonave gjatë zhvillimit të aktiviteteve ushtarake. /Telegrafi/