Nga diplomacia te traditat zvicerane, ambasadorja amerikane viziton tregun e famshëm të qepëve në Bernë

Nga diplomacia te traditat zvicerane, ambasadorja amerikane viziton tregun e famshëm të qepëve në Bernë

Written by

in

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Zvicër, së bashku me ish-kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Newt Gingrich, kanë vizituar tregun tradicional të qepëve “Zibelemärit” në Bernë.

Ambasada amerikane në Zvicër ka ndarë në Facebook pamje nga vizita, duke vënë në pah atmosferën festive dhe traditat zvicerane që karakterizojnë këtë ngjarje.

“Ambasadorja dhe kryetari Gingrich shijuan eksplorimin e tregut ikonik ‘Zibelemärit’ në Bernë, me ekspozitat shumëngjyrëshe të qepëve, atmosferën festive dhe traditat e mrekullueshme zvicerane”, thuhet në postimin e ambasadës.

Tregu tradicional i qepëve, i cili këtë vit u mbajt më 23 nëntor, organizohet çdo vit të hënën e katërt të nëntorit dhe konsiderohet një nga ngjarjet më të njohura kulturore në kryeqytetin zviceran.

Me këtë rast, fermerët vendas sjellin në Bernë dhjetëra tonë qepë dhe hudhra, ndërsa rrugët e qytetit të vjetër mbushen me stenda shumëngjyrëshe, ushqime tradicionale dhe mijëra vizitorë nga Zvicra dhe vendet fqinje.

Kjo traditë shekullore vazhdon të jetë një nga atraksionet kryesore të Bernës në prag të festave të fundvitit. /Telegrafi/