
Pjesë e protestës në Prishtinë në kërkim të drejtësisë dhe përgjegjësisë pas vrasjes së Arlinda Zekajt, kanë marrë pjesë edhe qytetarë të vendeve tjera.
Dy prej protestueseve kanë qenë qytetare nga Tirana, që kanë ardhur për të protestuar në kryeqytetin e Kosovës.
Ato kanë thënë se një veprim të tillë e kanë bërë për të përkrahur kauzën për drejtësi për gratë.
“Jam nisur për veten time, për Arlindën dhe shumë Arlinda të tjera në Shqipëri dhe në Kosovë”, ka thënë njëra prej tyre, që është intervistuar nga Klan Kosova.
Derisa, njëra prej grave mbante një pankartë në duar me mbishkrimin “Edhe Arlinda kishte plane për nesër”.
Ndryshe, qytetarë të shumtë edhe në ditën e dytë të protestës kanë marshuar drejt institucioneve të vendit, duke kërkuar drejtësi, dorëheqje ose shkarkime, duke përfshirë edhe ministrat Donika Gërvalla dhe Xhelal Sveçla. /Klankosova.tv