Ngacmoi seksualisht dy gra, arrestohet 64-vjeçari kosovar në Gjermani

Ngacmoi seksualisht dy gra, arrestohet 64-vjeçari kosovar në Gjermani

Written by

in

Ngacmoi seksualisht dy gra, arrestohet 64-vjeçari kosovar në Gjermani

Një 64-vjeçar nga Kosova është arrestuar në qytetin Winnenden të Gjermanisë, nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht dy gra në një dyqan veshjesh.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë në rajonin Rems-Murr, ngjarja e parë ka ndodhur të enjten në mbrëmje, në një interval kohor nga ora 18:15 deri në 18:35, në një dyqan në rrugën Wallstrase, ku një grua është prekur në mënyrë të papërshtatshme nga një burrë, identiteti i të cilit fillimisht ishte i panjohur, raporton Klankosova.tv.

Pak më vonë, i dyshuari është larguar nga dyqani. Gruaja raportohet se e ka ndjekur dhe ka vërejtur se ai po prekte në të pasmet edhe një grua tjetër, identiteti i së cilës ende nuk dihet.

Viktima e ka njoftuar policinë, e cila më pas e ka arrestuar 64-vjeçarin në rrugën Paulinenstrase.

Policia e Winnendenit ka nisur hetimet dhe po kërkon gruan e dytë, si dhe persona të tjerë që mund të jenë ngacmuar ose prekur në mënyrë të papërshtatshme nga i dyshuari.

Gjithashtu, policia u ka bërë thirrje dëshmitarëve që kanë parë ndonjërin prej këtyre incidenteve të paraqiten për të dhënë informacione. /Klankosova.tv