“Ngrita shqetësim për diskriminimin e shqiptarëve në Preshevë” – Kurti në takim me Komisionerin e OSBE-së

“Ngrita shqetësim për diskriminimin e shqiptarëve në Preshevë” - Kurti në takim me Komisionerin e OSBE-së

Written by

in

“Ngrita shqetësim për diskriminimin e shqiptarëve në Preshevë” - Kurti në takim me Komisionerin e OSBE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me Komisionerin e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Christophe Kamp.

Ai ka thënë se ka ngritur shqetësimin për diskriminimin sistematik të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë nga autoritetet e Serbisë.

“…Ngrita shqetësimin për diskriminimin sistematik të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë nga autoritetet e Serbisë, përmes pasivizimit të adresave, pengesave në arsim dhe nënpërfaqësimit në institucionet publike. Kërkova angazhim të drejtpërdrejtë dhe ndjekje konkrete të këtyre çështjeve: Serbia duhet të përmbushë standardet evropiane për mbrojtjen e komuniteteve, të garantojë barazi reale për shqiptarët dhe të respektojë të drejtat e njeriut e ato civile. Të drejtat e tyre nuk mund të mbeten peng i vullnetit politik të një sistemi autokratik…” – ka shkruar ai në Facebook.

Gjithashtu Kurti, tregoi edhe detaje të tjera të diskutimit, derisa tha se Kushtetuta e Republikës së Kosovës garanton të drejta të gjera për komunitetet joshumicë, në shumë aspekte përtej standardeve evropiane të mbrojtjes.

“…Diskutuam për të drejtat e komuniteteve, përdorimin e gjuhëve dhe qasjen në arsim e shërbime publike, si dhe për zbatimin e ligjit në mbrojtje të pronës publike, mjedisit dhe burimeve ujore. Ritheksova se barazia para ligjit është themel i Republikës sonë: të drejtat mbrohen dhe detyrimet zbatohen njësoj për të gjithë pa dallim…”