Në fazën e parë, shërbimi është aktivizuar në katër nga dhjetë bankat që operojnë në Kosovë: ProCredit Bank, Banka për Biznes, Raiffeisen Bank dhe NLB Banka.
Përmes këtij sistemi, klientët e bankave pjesëmarrëse mund të transferojnë deri në 3 mijë euro për një transaksion, me kusht që të dyja bankat, ajo e dërguesit dhe e pranuesit, të jenë të lidhura me TIPS-K. Transferet realizohen brenda pak sekondash, 24 orë në ditë dhe shtatë ditë në javë, përfshirë fundjavat dhe festat zyrtare.
BQK-ja ka bërë të ditur se bankat e tjera do t’i bashkohen sistemit gradualisht, pas përfundimit të përgatitjeve teknike dhe operative, brenda periudhës kalimtare tremujore, e cila përfundon më 23 shkurt 2027.
Ndërkohë, transferet përmes bankave që ende nuk janë pjesë e sistemit, si dhe ato që tejkalojnë kufirin prej 3 mijë eurosh, do të vazhdojnë të realizohen përmes kanaleve ekzistuese të pagesave.
Burimi: RTKLive
