Nis protesta kombëtare në Prishtinë, mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për Arlinda Zekajn (VIDEO)

Nis protesta kombëtare në Prishtinë, mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për Arlinda Zekajn (VIDEO)

Written by

in

Nis protesta kombëtare në Prishtinë, mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për Arlinda Zekajn (VIDEO)

Mijëra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet, nga ku do të fillojë marshi drejt Ministrisë së Drejtësisë, Policisë së Kosovës dhe më pas të Qeverisë.

Protestuesit janë duke mbajtur pankarta me mbishkrime të ndryshem, përmes të cilave akuzohen institucionet që nuk i dolën në mbrojtjes tashmë të ndjerës, Arlinda Zekajt.

Përmes kësaj proteste do të kërkohet përgjegjësi dhe llogaridhënie për të gjithë zingjirin institucional që nuk trajtuan si duhet rastin e Arlinda Zekajt, e cila më pas u vra nga ish-kunati i saj.

“Drejtësi për gratë e vrara” është thirrje e vazhdueshme e protestuesve, të cilëve po u prijnë familjarët e Arlinda Zekajt. /Klankosova.tv