Nis protesta në Prishtinë pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Nis protesta në Prishtinë pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Written by

in

Nis protesta në Prishtinë pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Në Prishtinë ka nisur protesta pas vrasjes së Arlinda Zekajt, e organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.

Protestuesit pritet të marshojnë drejt Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit Prokurorial të Kosovës, Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Policisë së Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës.

Në thirrjen për protestë, Kolektivi ka bërë thirrje për organizim dhe solidarizim kombëtar, duke kërkuar që institucionet të japin llogari për rastet e dhunës ndaj grave.

“Andaj, të mërkurën, të enjten, të premten e ditët në vijim, ne do dalim rrugëve, e do bllokojmë institucione sepse është momenti i fundit që ky shtet të jap llogari. Nisemi prej sheshit Zahiri, te Ministria e Drejtësisë, Këshilli Prokurorial i Kosovës, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Policia e deri te Qeveria”, thuhet në thirrjen e Kolektivit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali