Nis rrënimi i shtëpive të shpronësuara në Pejë, në total parashihet të rrënohen 23 objekte

Nis rrënimi i shtëpive të shpronësuara në Pejë, në total parashihet të rrënohen 23 objekte

Written by

in

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka njoftuar se ka nisur procesi i rrënimit të shtëpive të shpronësuara në territorin e kësaj komune.

Përmes një postimi në Facebook, Muhaxheri ka bërë të ditur se tashmë ka filluar rrënimi i shtëpisë së parë, ndërsa në total ky proces do të përfshijë 23 objekte të shpronësuara.

“Filloi rrënimi i shtëpive të shpronësuara në Komunën e Pejës, kjo është e para prej 23 shtëpive në total”, ka shkruar Muhaxheri.

Me këtë rast, ka nisur zbatimi i procesit të rrënimit të objekteve të shpronësuara, ndërsa mbetet të shihet se si do të zhvillohet ky proces në vazhdim. /Telegrafi/