Nis seanca plenare e Kuvendit

Nis seanca plenare e Kuvendit

Written by

in

Ka nisur me gjysmë ore vonesë seanca e radhës plenare e Kuvendit të Kosovës, e paraparë të fillojë në orën 10:00.

Në rend të ditës janë shtatë pika, përfshirë përzgjedhjen e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës, formimin e Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të RTK-së dhe propozimin e Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Deputetët do të shqyrtojnë edhe në lexim të dytë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

Rendi i ditës:                                                     

  1. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme;
  2. Deklarimet jashtë rendit të ditës;
  3. Pyetjet parlamentare;
  4. Përzgjedhja e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës;
  5. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy anëtarë nga komuniteti shqiptar, një anëtar nga komuniteti serb dhe një anëtar nga komunitetet joshumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës;
  6. Propozimi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare;
  7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 11/L-017 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

Burimi: Dukagjini