Komuna e Junikut ka njoftuar se Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Junik ka filluar vaksinimin kundër gripit sezonal.
Sipas njoftimit, qytetarët ftohen të paraqiten për vaksinim, me theks të veçantë te personat mbi moshën 65-vjeçare dhe ata që vuajnë nga sëmundje kronike.
Vaksinimi synon mbrojtjen e shëndetit dhe parandalimin e komplikimeve që mund të shkaktohen nga gripi sezonal.
QKMF-ja në Junik u ka bërë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë mundësinë e vaksinimit si masë parandaluese për ruajtjen e shëndetit. /Telegrafi/