Nisin kontrollet mjekësore për rreth 9 mijë nxënës në Prishtinë

Nisin kontrollet mjekësore për rreth 9 mijë nxënës në Prishtinë

Written by

in

Drejtoria e Shëndetësisë në Kryeqytet ka nisur vizitat sistematike mjekësore në 47 shkolla të Prishtinës, ku do të përfshihen rreth 9 mijë nxënës.

Sipas njoftimit, kontrollet po realizohen në bashkëpunim me ekipet e kujdesit parësor shëndetësor.

Qëllimi i këtyre vizitave është përcjellja e gjendjes shëndetësore të nxënësve dhe identifikimi me kohë i problemeve të mundshme shëndetësore.

Burimi: Dukagjini