Një 18-vjeçare gjendet pa shenja jete në një banesë në Bolonjë

Një 18-vjeçare gjendet pa shenja jete në një banesë në Bolonjë

Written by

in

Një 18-vjeçare gjendet pa shenja jete në një banesë në Bolonjë

Një 18-vjeçare, e identifikuar si Elisa Turrini, është gjetur e vdekur në apartamentin ku jetonte së bashku me një bashkëmoshatare në Bolonjë të Italisë.

Dyshimet paraprake janë se ajo ka ndërruar jetë si pasojë e një përkeqësimi të papritur të gjendjes shëndetësore, gjatë kohës që ishte në gjumë.

E reja sapo ishte transferuar në Bolonjë për të ndjekur studimet në Fakultetin e Farmacisë në Universitetin Alma Mater Studiorum.

Ngjarja u zbulua të martën nga shoqja e saj e dhomës, e cila kërkoi menjëherë ndihmë, por, pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë, 18-vjeçarja nuk arriti të shpëtohej.

Një natë para ngjarjes, Elisa i kishte njoftuar shoqet se do të flinte më herët, pasi po përjetonte dhimbje të forta barku, raporton Top Channel, transmeton Klan Kosova.

Prokuroria ka kërkuar kryerjen e autopsisë për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Ndërkaq, deri më tani nuk bëhet e ditur nëse e reja kishte pasur probleme të mëparshme shëndetësore që lidhen me dhimbjet e përjetuara. /Klankosova.tv