Një bjelloruse në Big Brother VIP Kosova 5, Olechka i bashkohet shtëpisë më të famshme në vend

Një bjelloruse në Big Brother VIP Kosova 5, Olechka i bashkohet shtëpisë më të famshme në vend

Written by

in

Olechka është banorja e radhës që i është bashkuar shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova 5”, duke u bërë pjesë e garës në edicionin e pestë të këtij formati.

Ajo vjen nga Bjellorusia dhe, sipas informacioneve të publikuara nga IndeksOnline, është një biznesmene e njohur që merret me prodhimin e çokollatave dhe organizimin e festave.

Hyrja e saj në shtëpi është pritur nga banorët e tjerë, të cilët tashmë kanë nisur aventurën në këtë edicion.

Me ardhjen e Olechkës, gara në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5” merr një tjetër dimension, ndërsa mbetet të shihet se si do të përshtatet ajo me banorët dhe dinamikat e këtij formati. /Telegrafi/

– YouTube youtu.be