Një burrë dyshohet se goditi një grua në Pejë, Prokuroria autorizon policinë të veprojë

Një burrë dyshohet se goditi një grua në Pejë, Prokuroria autorizon policinë të veprojë

Written by

in

Një rast i dyshuar i dhunës fizike ndaj një gruaje është raportuar në shëtitoren pranë lumit në Pejë.

Nga pamjet e siguruara nga portali “Peja në Fokus” shihet një burrë i moshuar duke e goditur atë me grushte.

Lidhur me rastin zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, në një përgjigje për Telegrafin ka konfirmuar se prokuroria ka qenë në dijeni për videon dhe se ka autorizuar policinë të ndërmarrë veprimet e nevojshme.

“E kemi pranuar më herët këtë video. Pasi e kemi pranuar, menjëherë prokurorja kujdestare ka autorizuar Policinë për ndërmarrjen e veprimeve”, ka deklaruar Nikçi.

Telegrafi ka kontaktuar edhe me policinë për të marrë më shumë informacione dhe është në pritje të një përgjigje.

Pamjet tregojnë një burrë dhe një grua të ulur në një ulëse në shëtitoren pranë lumit, ku burri shihet duke e goditur gruan.

Për rastin pritet të zhvillohen veprimet e mëtejshme nga organet kompetente, ndërsa deri më tani nuk janë bërë të ditura hollësi të tjera lidhur me rrethanat e ngjarjes. /Telegrafi/