
Një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Vitomiricë të Pejës.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, viktima është vërejtur i shtrirë brenda shtëpisë nga disa familjarë të tij, të cilët kanë njoftuar autoritetet.
Policia e ka inicuar rastin si “Hetim i vdekjes”.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, ku është konstatuar vdekja e tij, transmeton Klankosova.tv.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.