Një dekadë pa Astrit Deharin, Albin Kurti kërkon zbardhjen e së vërtetës dhe drejtësi

Një dekadë pa Astrit Deharin, Albin Kurti kërkon zbardhjen e së vërtetës dhe drejtësi

Written by

in

Një dekadë pa Astrit Deharin, Albin Kurti kërkon zbardhjen e së vërtetës dhe drejtësi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe te varri i aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, në 10-vjetorin e vdekjes së tij në burgun e Prizrenit.

Kurti ka kujtuar Deharin, duke thënë se një dekadë pas vdekjes së tij, ende mungojnë e vërteta dhe drejtësia për rastin.

“10 vjet pa Astritin janë shumë, janë tepër shumë për familjen, për VV-në, për të gjithë ne që e njohëm e bashkëpunuam me të, por janë edhe shumë për Republikën e Kosovës dhe mbarë shqiptarët, sepse mungon edhe e vërteta e mbytjes së tij dhe drejtësia për të”, deklaroi Kurti për mediat, transmeton Klankosova.tv.

Ai ka ngritur shqetësime për mënyrën se si është trajtuar rasti ndër vite, duke theksuar se deri më tani askush nuk është akuzuar apo dënuar për vdekjen e Deharit.

“10 vjet më vonë ne nuk e dimë emrin e vrasësit të Astritit, pesë prokurorë janë ndërruar përgjatë rastit dhe qysh në orët e para pas mbytjes së tij, të shtunën e 5 nëntorit 2016, institucionet përgjegjëse të sigurisë dhe drejtësisë së asaj kohe ishin nxituar të japin konstatime para hetimeve”, ka deklaruar Kurti.

Kreu i Vetëvendosjes ka shtuar se mungesa e përgjegjësisë vazhdon ta rëndojë këtë rast, duke ritheksuar përkushtimin për zbardhjen e së vërtetës.

“Astriti na mungon shumë, veçse edhe ne nuk do të ndalemi duke kërkuar drejtësi për të dhe si institucione, si zyrtarë shteti, si qytetarë republike jemi më shumë se të gatshëm që të bashkëpunojmë me të gjitha institucionet e drejtësisë, në mënyrë që edhe të zbardhet e vërteta edhe të vihet në vend drejtësia”, tha shefi i qeverisë, transmeton Klankosova.tv.

Astrit Dehari vdiq më 5 nëntor 2016, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.