
DASHI
Ditë shumë e këndshme kjo e sotmja për të dashuruarit. Beqarët do të ndihen të braktisur nga yjet dhe do ta vuajnë tej mase vetminë. Madje, mund të mbyllen në vetvete. Nëse doni t’i stabilizoni sa më parë financat, duhet të pranoni ndihmën që do t’ju ofrojnë disa të afërm.
DEMI
Marrëdhënia juaj me partnerin do të vijë duke u përmirësuar gjatë kësaj dite. Beqarët do të jenë plot angazhime dhe nuk do të kenë shumë kohë për t’ia kushtuar dashurisë. Në mendjen e tyre ka shumë gjëra më të rëndësishme. Në planin financiar, vështirësitë do të jenë të mëdha.
BINJAKËT
Sot do të merrni vendime të rëndësishme ju që jeni në një lidhje dhe do të filloni të thurni ëndrra të mëdha për të ardhmen. Të dy do të ndiheni më së miri. Beqarët do të kenë fat në dashuri dhe ka gjasa që ta ndryshojnë statusin e tyre. Buxhetin duhet ta riorganizoni sa më parë që të mundeni, sepse, nëse i lini gjërat pas dore, situata mund të dalë jashtë kontrollit.
GAFORRJA
Do të kaloni vështirësi të shumta sot ju që jeni në një lidhje dhe herë pas here mund të ndiheni shumë keq. Beqarët do të vazhdojnë të kërkojnë princin e tyre të kaltër, por më kot. Në planin financiar, mos hidhni hapa të gabuar, sepse do të keni probleme shumë serioze. Investimet lërini për më vonë.
LUANI
Ata që janë prej kohësh në një lidhje duhet t’i shtojnë pak dozat e imagjinatës, në mënyrë që të përjetojnë edhe më tepër kënaqësi. Beqarët nuk duhet të mendojnë më për të shkuarën. Një dashuri e re do t’i bëjë ata të ëndërrojnë. Financat do të jenë të kënaqshme, prandaj mund t’i lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim më tepër se zakonisht.
VIRGJËRESHA
Ka rrezik të përballeni me zhgënjime të mëdha sot ju që jeni në një lidhje. Beqarët duhet të bëjnë edhe pak durim, në mënyrë që të fillojnë një lidhje ashtu siç e kishin ëndërruar. Buxheti nuk do të jetë problematik, megjithatë është mirë që çdo investim ta bëni me maturi.
PESHORJA
Do të dini si t’i shprehni edhe më shumë ndjenjat dhe do të kaloni çaste të mrekullueshme me partnerin. Të dy e mbështesni pa fund njëri-tjetrin. Beqarët do të marrin deklarata të forta dashurie, të cilat nuk duhet t’i refuzojnë për asnjë arsye. Në planin financiar, fati do të jetë në anën tuaj. Mos u shqetësoni për asgjë.
AKREPI
Rutina do ta pushtojë jetën tuaj sentimentale gjatë kësaj dite dhe kjo do t’ju mërzitë tej mase. Beqarët, fatmirësisht, do të përjetojnë dashuri me shikim të parë dhe shumë gjëra kanë për t’iu ndryshuar. Financat do të jenë gjithë kohës të mbrojtura, por kjo nuk do të thotë që ju të shpenzoni shuma marramendëse pa u menduar.
SHIGJETARI
Vetëm me durim do të mund t’i zgjidhni problemet që ju kanë dalë në jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite. Beqarët nuk do të jenë aspak në humor dhe do të refuzojnë edhe disa ftesa interesante që do t’u bëhen. Në planin financiar, do të keni më shumë fat se kurrë dhe do të shlyeni edhe disa borxhe.
BRICJAPI
Marrëdhënia juaj në çift do të ketë goxha përmirësime gjatë gjithë kësaj dite. Do t’i kuptoni gabimet e bëra dhe do të gjeni mënyra interesante për të kërkuar falje. Beqarët do ta kenë të vështirë ta ndryshojnë statusin e tyre, edhe pse do të mundohen gjithë kohës. Për të riorganizuar dhe stabilizuar financat, duhet të kërkoni mbështetjen e familjarëve. Ata mund t’ju ndihmojnë pa kushte.
UJORI
Do t’i mbani shumë inat partnerit tuaj gjatë kësaj dite për sjelljen e tij të gabuar dhe asgjë nuk ka për të ecur ashtu siç keni dëshiruar. Beqarët do të ndihen gjithë ditën të përhumbur dhe as që do ta kenë mendjen të kërkojnë princin e kaltër. Gjendja e financave do të pësojë tronditje të mëdha.
PESHQIT
Për pjesën më të madhe të çifteve, gjërat do të shkojnë mirë në jetën sentimentale. Beqarët duhet të njihen sa më mirë me personat që do të takojnë dhe më pas të vendosin se çfarë do të bëjnë. Të ardhurat do të përmirësohen dalëngadalë dhe do të mund të shpenzoni edhe disa para më tepër.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali