Një goditje i mjaftoi, Fatijon Hasani e fiton me nokaut duelin e parë në Evropian

Një goditje i mjaftoi, Fatijon Hasani e fiton me nokaut duelin e parë në Evropian

Written by

in

Nga një familje patriotike shqiptare e Gollakut të Prishtinës, Fatijon Hasani, i lindur dhe i rritur në Zvicër, garon nën flamurin e Kosovës në Kampionatin Evropian të kikboksit në Shkup.

Fatijon Hasanit i mjaftoi një goditje vendimtare për ta mbyllur me nokaut ndeshjen e tij të parë në Kampionatin Evropian WAKO. Kikboksieri që përfaqëson Kosovën mposhti belgjin Mathias Stemmler të hënën, më 9 nëntor, në disiplinën K-1, në kategorinë deri në 81 kilogramë.

Në videon e bashkëngjitur shihet momenti kur Hasani e rrëzon Stemmlerin me goditjen vendimtare. Belgu mbetet në tapet dhe nuk arrin të ngrihet për ta vazhduar duelin.

I lindur dhe i rritur në Zvicër, Hasani është kthyer në Kosovë, prej nga vjen familja e tij, dhe sot përfaqëson vendin në ringun evropian. Ai ka garuar edhe në Zvicër, ku klubi Athletic Fight Team nga Lucerni raportoi për fitoren e tij në Gladiators Night XIII në qershor të këtij viti. (findglocal.com⁠)

Evropiani zhvillohet nga 6 deri më 15 nëntor në qendrën sportive “Boris Trajkovski” në Shkup. Pas fitores ndaj Stemmlerit, Hasani pritet të rikthehet në ring në ditët në vijim, me synimin për t’i sjellë Kosovës titullin evropian në kategorinë e tij.

Burimi: Dukagjini