Dy persona janë arrestuar në Viti nën dyshimin për dhunë në familje, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 26 tetor, rreth orës 19:00.
Të dyshuarit janë bashkëshorti dhe vëllai i viktimës.
Viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.
Burimi: Dukagjini
