Një këmbësore ka humbur jetën pasi është goditur nga një autobus në afërsi të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë.
Sipas raportit të Policisë, aksidenti ka ndodhur më 6 nëntor, rreth orës 08:00. Viktima, pas lëndimeve të marra, ishte dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ku më pas ka ndërruar jetë. Vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Me vendim të prokurorit, shoferi i autobusit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është nën hetime.
Burimi: RTKLive
