
Një kamion ka marrë flakë në autostradën “Ibrahim Rugova”, pasi dyshohet se është vetaksidentuar.
Sipas pamjeve, kamioni është përfshirë pothuajse tërësisht nga flakët, ndërsa ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar.
Klankosova.tv ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione lidhur me rastin, por deri më tani nuk ka marrë përgjigjeje.