
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Sllatinë, në rrugën nacionale.
Rasti është konfirmuar për Sinjalin nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:30.
“Njësia e trafikut dhe njësi tjera policore janë angazhuar në rast”, ka deklaruar Krasniqi.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali