“Një turp i vërtetë” – Trump kritikon LeBron Jamesin për sjelljen e ti gjatë himnit amerikan

“Një turp i vërtetë” - Trump kritikon LeBron Jamesin për sjelljen e ti gjatë himnit amerikan

Written by

in

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kritikuar yllin e basketbollit LeBron James për sjelljen e tij gjatë intonimit të himnit kombëtar në Madison Square Garden, një ditë më parë.

Kjo erdhi, pasi para një ndeshjes James merrej me nxehjen dhe nuk qëndroi pa lëvizur, kur u intonua himni i SHBA-ve.

“Teksa po dëgjohej himni ynë kombëtar, LeBron James tregoi mungesë respekti ndaj vendit tonë! Që nga fillimi kam thënë se ai nuk vlen, një turp i vërtetë. LeBron James duhet t’u kërkojë falje të gjithë atyre luftëtarëve dhe heronjve të mëdhenj amerikanë që kanë vdekur për flamurin amerikan dhe për gjithçka që përfaqëson vendi ynë”, shkroi Trump në rrjetin social Truth Social.

Në një video të publikuar nga momenti në fjalë, James shihet duke lëvizur dhe duke praktikuar gjuajtjet e tij, ndërsa në sfond dëgjohet himni kombëtar amerikan.

Reagimi i Trumpit erdhi të enjten, duke e kthyer sjelljen e yllit të basketbollit gjatë ceremonisë në një çështje publike dhe politike. /Telegrafi/