Një ulje sfiduese për pilotin në një aeroport të Portugalisë ndërsa stuhia “Charles” solli erëra të fuqishme dhe reshje të rrëmbyeshme shiu

Një ulje sfiduese për pilotin në një aeroport të Portugalisë ndërsa stuhia "Charles" solli erëra të fuqishme dhe reshje të rrëmbyeshme shiu

Written by

in

Një aeroplan u përball me kushte tejet të vështira atmosferike gjatë tentimit për t’u ulur në aeroportin e Madeiras në Portugali, pasi stuhia “Charles” përfshiu ishullin me erëra të fuqishme dhe reshje të dendura shiu.

Pamjet tregojnë aeroplanin duke u lëkundur nga erërat e forta gjatë afrimit për aterim, në një prej aeroporteve më sfiduese për pilotët gjatë motit të pafavorshëm.

Shpejtësia e erërave në Madeira arriti deri në 136 kilometra në orë, ndërsa brenda vetëm 12 orëve u regjistruan 355 milimetra reshje shiu, përcjell Telegrafi.

Stuhia shkaktoi ndërprerje të mëdha në trafikun ajror, me mbi 300 fluturime të anuluara drejt dhe nga Portugalia.

Si masë parandaluese, autoritetet mbyllën rreth 8 mijë shkolla në mbarë vendin, si dhe qindra supermarkete e shërbime publike jo thelbësore.

Pavarësisht kushteve ekstreme dhe masave të marra, stuhia kaloi pa shkaktuar dëme të rënda në vend. /Telegrafi/