Nolan triumfon ndaj Moicanos, por gjyqtari bëhet protagonist i polemikave

Nolan triumfon ndaj Moicanos, por gjyqtari bëhet protagonist i polemikave

Written by

in

Nolan triumfon ndaj Moicanos, por gjyqtari bëhet protagonist i polemikave

Këtë vikend u zhvillua një tjetër UFC Fight Night në “Apex” të Las Vegas, e cila u transmetua në Sport 1 të Artmotion.

Në luftën kryesore, Tom Nolan shënoi fitoren më të rëndësishme të karrierës së tij në UFC, duke mposhtur Renato Moicanon me nokaut teknik në raundin e tretë.

Megjithatë, ajo që dominoi diskutimet pas përfundimit të duelit ishte një vendim i gjyqtarit Dan Miragliotta në raundin e dytë.

Moicano kishte arritur ta kontrollonte kundërshtarin nga shpina, duke e mbajtur në një pozicion dominues përmes “body triangle”, por gjyqtari vendosi t’i ngrinte të dy luftëtarët dhe ta rifillonte përballjen në këmbë.

Ky vendim shkaktoi reagime të shumta nga luftëtarë profesionistë dhe emra të njohur të komunitetit MMA. Moicano gjithashtu shprehu pakënaqësinë e tij ndaj gjyqtarit, ndonëse bëri të ditur se nuk do të kërkonte rishikimin e rezultatit apo ndëshkimin e tij.

Nolan përfitoi nga zhvillimi i mëtejshëm i luftës dhe e përfundoi përballjen në minutën 1:28 të raundit të tretë, duke regjistruar fitoren e gjashtë radhazi, me ç’rast konfirmoi ambiciet e tij në divizionin e peshave të lehta.