Kosova e mbylli me humbje 3-0 përballjen me Republikën e Irlandës, në ndeshjen e fundit të Ligës B të Ligës së Kombeve, duke mbetur pa mundësinë për të siguruar play-offin për promovim në Ligën A.
Golat për Irlandën i shënoi Troy Parrott dy herë, të dyja nga penalltia, ndërsa një tjetër e realizoi Jack Moylan.
Pas ndeshjes janë publikuar edhe vlerësimet individuale të futbollistëve, ku notat më të larta në radhët e “Dardanëve” i morën Leon Avdullahu dhe portieri Arijanet Muriqi, me nga 7.4.
Karton i kuq, dy penallti: Kosova pëson disfatë në Irlandë dhe mbetet në Ligën B telegrafi.com
Pas tyre u renditën Ilir Krasniqi me notën 7.1 dhe Fisnik Asllani me 7.0.
Dion Gallapeni u vlerësua me 6.9, ndërsa Vedat Muriqi dhe Elvis Rexhbeçaj morën nga 6.5.
Në anën tjetër, notën më të ulët e mori Kreshnik Hajrizi, me 5.0, i cili u përjashtua me karton të kuq. Lindrit Kamberi u vlerësua me 5.4, Mërgim Vojvoda me 6.0, ndërsa Lindon Emërllahu me 6.3.