NPL “Kastrioti” nis pastrimin e pusetave dhe kanaleve në Obiliq pas reshjeve të shiut

NPL “Kastrioti” nis pastrimin e pusetave dhe kanaleve në Obiliq pas reshjeve të shiut

Written by

in

Pas fillimit të reshjeve të shiut, ekipet e NPL “Kastrioti” kanë nisur pastrimin e pusetave dhe kanaleve të shkarkimit të ujërave atmosferike në rrugët e qytetit të Obiliqit.

Përmes një njoftimi, kjo ndërmarrje ka bërë të ditur se aksioni ka për qëllim sigurimin e rrjedhës së lirë të ujërave dhe parandalimin e grumbullimit të tyre në rrugë gjatë reshjeve.

NPL “Kastrioti” ka theksuar se ekipet e saj do të vazhdojnë angazhimin në terren për mirëmbajtjen e infrastrukturës dhe krijimin e kushteve më të sigurta për qytetarët. /Telegrafi/