
Një gjobë prej 1,500 eurosh për armëmbajtje pa leje i është shndërruar në 75 ditë burgim një 26-vjeçari, pasi nuk e kishte paguar shumën e caktuar nga Gjykata. I riu është ndaluar nga Njësia e Autostradave në Veternik të Prishtinës dhe është dërguar për vuajtjen e dënimit, mëson Gazeta Sinjali.
Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, bëhet fjalë për Ali Kastratin, 26 vjeçar, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prishtinë kishte lëshuar urdhëresë për ekzekutimin e dënimit.
Ngjarja ka ndodhur të enjten, më 12 nëntor, rreth orës 14:30, kur zyrtarët e Njësisë së Autostradave e kanë ndaluar 26-vjeçarin në Veternik.
Kastrati ishte dënuar me 1,500 euro gjobë për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 322, paragrafi 1 i Kodit Penal.
Për shkak të mospagesës së gjobës, dënimi ishte zëvendësuar me 75 ditë burgim, sipas vendimit të Gjykatës.
Pas ndalimit, 26-vjeçari është dërguar në institucion korrektues për vuajtjen e dënimit.
Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali