“Nuk jam duke të sulmuar, veç po të pyes”, tensione gjatë intervistimit të drejtoreshës për rastin e Arlinda Zekajt

“Nuk jam duke të sulmuar, veç po të pyes”, tensione gjatë intervistimit të drejtoreshës për rastin e Arlinda Zekajt

Written by

in

“Nuk jam duke të sulmuar, veç po të pyes”, tensione gjatë intervistimit të drejtoreshës për rastin e Arlinda Zekajt

Komisioni Hetimor Parlamentar, i cili po shqyrton rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, ka intervistuar drejtoreshën e Mirëqenies Sociale në Komunën e Pejës, Albulena Muja Bajraktarin.

Gjatë intervistimit, anëtarja e Komisionit, Adelina Tërshani, pati disa pyetje për mënyrën se si ishin diskutuar nevojat për shtimin e kapaciteteve në institucionin përkatës.

Tërshani e pyeti drejtoreshën se si e shpjegon faktin që, sipas saj, nevojat për më shumë kapacitete ishin diskutuar në mënyrë joformale dhe jo përmes kërkesave zyrtare të regjistruara.

Më pas, ajo e pyeti nëse kjo nënkuptonte që diskutimet e tilla zhvilloheshin si në kafene brenda objektit.

“Jo, takimet janë në sallën e takimeve”, u përgjigj Muja Bajraktari.

Pas kësaj, Tërshani reagoi duke i thënë: “Veç të lutna, a e din që nuk jam duke të sulmu, veç jam t’u t’pyet”.

Ndërkaq, drejtoresha tha se pyetjen e kishte perceptuar si tendencioze.

“M’u duk tendencioze, se në kafe nuk diskutohen, është salla e takimeve”, u shpreh ajo.

Shkëmbimi i replikave u zhvillua gjatë seancës së Komisionit Hetimor Parlamentar, në kuadër të intervistimit për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

Arlinda Zekaj kishte kërkuar veprime urgjente ndaj zyrtarëve të institucioneve përgjegjëse tri ditë para se të vritej.

Burimi: Insajderi