
Punimet janë ndaluar përkohësisht në një objekt ndërtimi në Drenas, pasi Inspektorati Qendror i Punës ka konstatuar shkelje të masave të sigurisë dhe shëndetit në punë.
Sipas njoftimit të Inspektoratit, gjatë inspektimit në këtë objekt janë evidentuar parregullsi dhe mosrespektim i obligimeve ligjore për sigurinë e punëtorëve.
Për këtë arsye, është marrë vendim që punimet të ndërpriten deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për vazhdimin e punës.
Inspektorati Qendror i Punës u ka bërë thirrje punëdhënësve që t’i respektojnë obligimet ligjore për sigurinë dhe shëndetin në punë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në vendin e punës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali