Numërimi mbrapsht ka nisur: Super spektakli Big Brother VIP Kosova fillon nesër

Numërimi mbrapsht ka nisur: Super spektakli Big Brother VIP Kosova fillon nesër

Written by

in

Numërimi mbrapsht ka nisur: Super spektakli Big Brother VIP Kosova fillon nesër

Super spektakli më i ndjekur në shqiptari, Big Brother VIP Kosova, kthehet këtë të premte.

Shikuesit e Klan Kosovës, nesër e kanë veç një mision.

Të ulen përpara ekraneve dhe ta shijojnë nisjen e edicionit të pestë të këtij formati, që do të sjellë emocione dhe dinamika të jashtëzakonshme që 20 banorët e shtëpisë më të famshme shqiptare sjellin qysh në natën e parë.

Për këtë sezon është përzgjedhur një kast tejet divers, me personalitete të spikatura nga muzika, televizioni, arti dhe fusha të ndryshme të jetës publike.

Në prag të nisjes, tashmë janë zbuluar edhe emrat e atyre që do të ulen në karrigen e opinionistëve, gazetari dhe moderatori Resul Sinani, si dhe aktorja dhe moderatorja e njohur Rudina Dembacaj.

Nën udhëheqjen e Alaudin Hamitit, vëllai i madh kosovar, pret me padurim që të fillojë këtë rrugëtim që si gjithmonë arrin të thyejë rekorde shikueshmërie, anë e mbanë ku ka shqiptarë.

Andaj, sytë e veshët katër, sepse ju një super spektakël po ju pret!