Dalja e votuesve në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Komunën e Bërvenicës vazhdon të rritet dukshëm.
Sipas informacioneve të fundit nga KSHZ, deri në orën 15:00, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 6.579 qytetarë, apo në përqindje 40,49 për qind.
Kujtojmë se në raundin e parë deri në orën 15:00, kishin votuar 5.046 qytetarë, apo 31,17 për qind, teksa në zgjedhjet e rregullta lokale në këtë komunë, në nëntorin e vitit 2025, dalja deri ora 15:00 ka qenë 40,83%
Sipas statistikave zyrtare, vërehet një rritje prej rreth 9 për qind.
Procesi zgjedhor po zhvillohet në të gjitha vendvotimet e komunës dhe deri më tani nuk ka pasur incidente apo probleme.
Kutitë do të mbyllen në orën 19:00.