
Gazetari Parim Olluri, në emisionin “Pressing”, ka kritikuar raportin e kryeministrit Albin Kurti për “arritjet e qeverisë”, duke deklaruar se është i mbushur me statistika të manipuluara dhe se “ka mujtë me e lanë edhe me 10 faqe“.
Sipas tij, rritja e qarkullimit të bizneseve është rezultat i inflacionit dhe nuk mund të paraqitet si sukses i ekzekutivit.
Olluri u ndal edhe te Lojërat Mesdhetare, duke thënë se përmendja e tyre në raport nuk paraqet ndonjë sukses konkret të qeverisë.
Ai theksoi se faktet, tregojnë mungesë bashkëpunimi ndërmjet komunës së Prishtinës dhe Qeverisë së Kosovës.
Ai paralajmëroi se vendi rrezikon që Lojërat Mesdhetare të mos mbahen fare, duke kundërshtuar kështu paraqitjen e tyre si një prej arritjeve të ekzekutivit.
Ndërkaq, sa i përket sektorit të energjisë, Olluri tha se Kosova ka mbetur në pikën zero sa i përket furnizimit me energji elektrike.
Burimi: Insajderi