Operacioni “Heshtja” | Si funksiononte rrjeti i kokainës i “Dajës” dhe ish-ministrit Haraqija

Operacioni “Heshtja” | Si funksiononte rrjeti i kokainës i “Dajës” dhe ish-ministrit Haraqija

Written by

in

Operacioni “Heshtja” | Si funksiononte rrjeti i kokainës i “Dajës” dhe ish-ministrit Haraqija

Sipas skemës së hetimit policor, e përfshirë në dosjen e Prokurorisë që e ka siguruar Insajderi, grupi i dyshuar për shitjen e kokainës në kuadër të operacionit “Heshtja” funksiononte përmes disa niveleve, ku secili prej të dyshuarve kishte rol të caktuar, nga furnizimi me drogë deri te shpërndarja dhe mbledhja e parave.

Në këtë skemë, Mërgim Stanovci dhe ish-ministri i Kulturës, Astrit Haraqija, figurojnë si furnizuesit kryesorë të lëndës narkotike. Ata dyshohet se siguronin kokainën që më pas shpërndahej përmes anëtarëve të tjerë të grupit.

Në qendër të organizimit, sipas dosjes së Prokurorisë, ishte Jeton Stanovci, i njohur me nofkën “Daja”. Ai dyshohet se koordinonte aktivitetin e grupit, pranonte sasitë e narkotikëve, kujdesej për ndarjen e tyre në sasi më të vogla dhe menaxhonte paratë e siguruara nga shitja. Mjetet financiare, sipas skemës, përfundonin tek ai.

Një rol tjetër në këtë organizim dyshohet se kishte Alban Maloku, i cili komunikonte drejtpërdrejt me “Dajën” dhe pjesën tjetër të rrjetit të shpërndarjes. Sipas hetimit, ai merrej me ruajtjen e sasive të narkotikëve dhe furnizimin e shpërndarësve.

Në nivelin e shpërndarjes ishin Gëzim Feka, Arianit Beqiri dhe Albert Krasniqi. Këta dyshohet se merrnin sasitë e kokainës për t’i shpërndarë më pas te blerësit. Gëzim Feka, sipas skemës policore, kishte komunikim dhe bashkëpunim të drejtpërdrejtë edhe me Beqirin dhe Krasniqin.

Dosja përshkruan edhe mënyrën e qarkullimit të parave brenda grupit. Albana Xhemajli dyshohet se ishte përgjegjëse për pranimin e parave nga Gëzim Feka, të cilat më pas dërgoheshin te Jeton Stanovci, në krye të organizimit.

Zinxhiri i shpërndarjes përfundonte te blerësit dhe shpërndarësit e vegjël, përmes të cilëve kokaina arrinte te konsumatorët. /Insajderi.org/

Burimi: Insajderi