Operacioni në mushkëri, Papa Leo XIV pezullon aktivitetet publike

Operacioni në mushkëri, Papa Leo XIV pezullon aktivitetet publike

Written by

in

Operacioni në mushkëri, Papa Leo XIV pezullon aktivitetet publike

Papa Leo XIV, 71 vjeç, ka anuluar aktivitetet publike deri më 20 tetor, pasi mjekët zbuluan një nodul të vogël në njërën prej mushkërive, në fazë shumë të hershme.

Ai pritet të shtrohet të martën, më 13 tetor, në spitalin Gemelli në Romë, ku do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale. Sipas Vatikanit, rikuperimi pas operacionit pritet të zgjasë rreth një javë, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Pavarësisht ndërhyrjes, vizita e planifikuar e Papës muajin e ardhshëm në Uruguai, Argjentinë dhe Peru nuk pritet të ndikohet.

Papa e bëri të ditur diagnozën të dielën, gjatë bekimit në sheshin e Shën Pjetrit, duke falënderuar besimtarët dhe duke kërkuar lutjet e tyre./Klankosova.tv