
Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Antero Lopes.
Gjatë takimit është diskutuar për rëndësinë e forcimit të sundimit të ligjit, pavarësinë e institucioneve të drejtësisë dhe zbatimin e barabartë të ligjit për të gjithë qytetarët.
Përmes një postimi, Osmani ka theksuar se sundimi i ligjit nuk është vetëm një standard evropian, por edhe themeli i besimit të qytetarëve në institucionet e shtetit.
“ Kosova ka nevojë për institucione të forta ku askush nuk është mbi ligjin dhe askush nuk është i pambrojtur para tij”, ka shkruar Osmani.
Ajo ka theksuar se respektimi i ligjit është thelbësor për mbrojtjen e dinjitetit të qytetarëve dhe garantimin e drejtësisë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali