OVL-ja reagon për protestat në Tiranë: Dënojmë çdo keqpërdorim të flamurit të UÇK-së

OVL-ja reagon për protestat në Tiranë: Dënojmë çdo keqpërdorim të flamurit të UÇK-së

Written by

in

OVL-ja reagon për protestat në Tiranë: Dënojmë çdo keqpërdorim të flamurit të UÇK-së

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së e ka dënuar çdo keqpërdorim të flamurit me simbolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë protestave në Tiranë, duke i cilësuar verimet si në akte vandalizmi.

Sipas një reagimi të kësaj organizate, flamuri i UÇK-së nuk mund të përdoret për të justifikuar çfarëdo veprimi.

“Ky simbol përfaqëson Luftën Çlirimtare të Kosovës, dëshmorët e kombit dhe lirinë e fituar nga kjo sakrificë. Si i tillë, kurrë nuk mund të përdoret për të justifikuar, identifikuar apo fshehur veprime që dëmtojnë pronën publike apo private.”

OVL e UÇK-së ka bërë thirrje protestuesve në Tiranë që të ruajnë indentitetin e shenjtë të simbolit të UÇK-së.

“Çdo qytetar ka të drejtën e protestës, por asnjë pakënaqësi, sado e thellë të jetë, nuk i jep të drejtë askujt ta lidhë flamurin e UÇK-së me dhunën, shkatërrimin dhe plaçkitjet. U bëjmë thirrje të gjithë organizatorëve dhe pjesëmarrësve të protestave, të ruajnë dinjitetin dhe shenjtërinë e këtij simboli.”, thuhet në reagim. /Klankosova.tv