P.Diddy dërgohet me urgjencë në spital nga qelia, dyshohet për lëndim në kokë

P.Diddy dërgohet me urgjencë në spital nga qelia, dyshohet për lëndim në kokë

Written by

in

P.Diddy dërgohet me urgjencë në spital nga qelia, dyshohet për lëndim në kokë

Reperi amerikan Sean “Diddy” Combs, 56 vjeç, dyshohet se është dërguar me urgjencë në spital nga burgu gjatë fundjavës, pas një lëndimi në kokë, raporton TMZ.

Combs, i cili po vuan dënimin në burgun federal Fort Dix, në New Jersey, thuhet se ka pësuar lëndimin të shtunën, megjithëse shkaku i tij mbetet i paqartë.

Sipas burimeve të cituara nga TMZ, ambulanca është larguar nga burgu rreth orës 01:00 të mëngjesit. Megjithatë, lëndimi nuk raportohet të ketë qenë kërcënues për jetën, shkruan Mirror, transmeton Klankosova.tv.

Burimet bëjnë të ditur se reperi ishte i vetëdijshëm dhe komunikonte kur u transportua sërish në burg, pas trajtimit mjekësor.

Combs ndodhet në burg që nga tetori i vitit 2025, pasi u dënua me 50 muaj burg për vepra penale të lidhura me prostitucionin, pas një procesi të gjatë gjyqësor.